Një 29-vjeçar është arrestuar nga policia e Durrësit, mbi të cilin rëndojnë dy vepra penale.

Mësohet se i riu ka plagosur me thikë një bashkëmoshatar tek tregu i makinave, i cili aktualisht ndodhet në spitalin e Durrësit.

Specialistët për Hetimin e Krimive  në Komisariatin e Policisë Durrës  arrestuan në flagrancë për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, shtetasin L.P., 29 vjeç, banues në Durrës.   Ky shtetas  dyshohet se  në lagjen Nr.14, Durrës,  tek tregu i makinave ka plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin K.K., 29 vjeç, banues në lagjen Nr.14,  Durrës, i cili ndodhet në spitalin Durrës, nën kujdesin e mjekëve.”, njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Durrës dhe Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.