Policia Rrugore ka arrestuar një 64-vjeçar nga Durrësi, pasi duke drejtuar motomjetin, nën efektin e alkoolit, është përplasur me një automjet te “4 Rrugët”, në Shijak.

Për pasojë është lënduar vetë drejtuesi i motorit.

“Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit M. Dh., 64 vjeç, banues në lagjen nr. 5, Durrës, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, pasi në vendin e quajtur “4 Rrugët”, Shijak, duke drejtuar motomjetin, nën efektin e alkoolit, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin R. D., 30 vjeç, dhe për pasojë është lënduar lehtë vetë shtetasi M. Dh.”, njofton policia.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.