Një 47-vjeçar është proceduar penalisht nga Policia e Durrësit, pasi dyshohet se ka qëlluar me armë gjahu në ajër, duke shkaktuar panik te banorët e zonës.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Katund i Ri, ndërsa arma e përdorur nga shtetasi është sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës referuan marerialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. B., 47 vjeç, banues në fshatin Katund i Ri, Durrës, pasi dyshohet se ka qëlluar në ajër, me armë gjahu çifte, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.