Shpejtësia tej normave të lejuara edhe në rrugët në qendër të qytetit është një fenomen që shumë nga ne e ndeshin çdo ditë.

Rreth orës 10.00 të paradites së sotme, një automjet mori përpara disa nga bordurat metalike të vendosura përgjatë sheshit “Liria” në Durrës, përballë me prefekturën.

Si­ç shihet nga pamjet filmike të marra nga operatori Sokrat Toçi, 4 nga këto bordura janë dëmtuar tërësisht, ndërkohë që automjeti që shkaktoi aksidentin u largua menjëherë nga vendngjarja.

Përplasja mund të kishte shkaktuar një incident më të rëndë, nëse pranë tyre do ishte duke kaluar ndonjë qytetar.  

Pavarësisht se shpejtësia maksimale e lejuar në qendër të qytetit është 20 km në orë, shumë drejtues mjetesh, sidomos të rinj nuk e respektojnë atë dhe bëhen protagonistë aksidentesh si ky i sotmi.   

Vetëm pak minuta më vonë, punonjësit e ndërmarrjes “Rruga” ndërhynë për riparimin e bordurave.