Një 37-vjeçar është arrestuar nga Policia Rrugore e Durrësit, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, duke vënë në rrezik jetën e tij dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës.
Në vijim të kontrolleve për rritjen e sigurisë rrugore, specialistët e qarkullimit ndaluan dhe arrestuan shtetasin E. Gj., 37 vjeç, banues në Durrës.