Forcat e Posaçme “Shqiponja” në DVP Durrës, në vijim të kontrolleve në qytet për rritjen e parametrave të sigurisë dhe goditjen e paligjshmërisë, kanë ndaluar në lagjen nr.6, Durrës, një motomjet me drejtues shtetasin Enis Pirro dhe pasagjer shtetasin Pedi Canosinaj.

Gjatë kontrollit fizik ndaj këtyre shtetasve, shërbimet e Policisë, gjetën disa doza me lëndë narkotike heroinë dhe kokainë, një sasi lëndë narkotike cannabis sativa, gati për shitje.

Në vijim të veprimeve nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasit E. P., 43 vjeç dhe P. C., 33 vjeç, të dy banues në Durrës.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua lënda narkotike, motomjeti, 1 aparat celularë dhe një grirëse hashashi.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.