Ka shpërthyer në flakë një pikë e mbushjes së gazit në zonën e Porto Romanos në Durrës.

Mësohet se si pasojë e shpërthimit të fuqishëm, është bërë menjëherë largimi i banorëve nga zona.

Tre mjete zjarrëfikësesh janë në vendgjarje dhe kanë vënë nën kontroll situatën e flakëve.