Nje bombul gazi ka shpërthyer duke lënë të plagosur tre persona në familjen e Qefajet Musait në Xhafzotaj të Durrësit.

Ngjarja ndodhi rreth orës 19.15, ndërsa së bashku me kryefamiljarin ka mbetur e plagosur motra e tij dhe vajza 17-vjeçare.

Policia bëri me dije se bombola shpërtheu, sapo u montua nga kryefamiljari Musai dhe nga flakët ai ka pësuar djegie të gradës së tretë, ndërkohë që dhe motra e tij është në gjendje të rëndë. Vajza 17-vjeçare është më lehtë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Të tre të plagosurit janë transportuar në spitalin e djegie plastike në Tiranë për mjekim të specializuar. Në vendngjarje ka mbërritur policia e Shijakut, e cila ka nisur hetimet për ngjarjen e rëndë, pasi efektivët e zjarrfikëses së Shijakut bënë të mundur shuarjen e flakëve.