Duke nisur nga 30 prilli, të gjitha gjitha zyrat e Gjendjes Civile kaluan nga shërbimi fizik, në shërbim online. Çdo certifikatë për të cilën do të kenë nevojë tani e tutje, qytetarët mund ta marrin përmes portalit e-albania.

Por shërbimi i ri online nuk është i aksesueshëm nga të gjithë qytetarët, sepse jo të gjithë kanë akses në internet përmes telefonit apo pajisjeve teknologjike, ndërsa të tjerë nuk kanë njohuri kompjuterike.

Për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve, studio ligjore “Tivari” do të ofrojë këtë shërbim falas për të gjithë klientët e zyrës.

Këtë shërbim të ri, e njofton vetë avokati i njohur në Durrës, Idlir Tivari, i cili deklaron se krahas lëshimit të certifikatave, ndihmë do t’u ofrohet klientëve të zyrës edhe për procedurat e legalizimit.

“Duke marrë shkak nga vendimi i qeverisë për mbylljen e zyrave të Gjendjes Civile kemi vendosur që për klientët e studios sonë të ofrojmë shërbimin falas për certifikatat që nxirren nga e-albania.

Gjithashtu ky shërbim falas do t’u ofrohet edhe qytetarëve që vijnë për të vazhduar procedurat e legalizimit dhe përkthim të dokumentacionit”,- thotë avokati Idlir Tivari.

Ndërkohë, krahas këtyre shërbimeve që do të jenë falas, studio ligjore “Tivari” që ndodhet në lagjen nr.17 ofron për të gjithë qytetarët, kundrejt një tarife minimale shërbimin për lëshimin e certifikatave.

Lajmi i mirë është se qytetarët nuk do të mbajnë rradhë, as nuk duhet të prenotojnë më parë për të përfituar këtë shërbim.

Për më shumë, asistentja e kësaj zyre na shpjegon:

“Ky sportel i dedikuar, i hapur tashmë edhe për qytetarët që nuk janë klientë të studios ligjore “Tivari” do t’u ofrohet atyre pa pagesë dhe në çdo orë në zyrën në lagjen nr/17, rruga “Stefan Kaçulini”, pranë tregut të madh.

Ky shërbim do t’u ofrohet në mënyrë të mënjëhershme, në kohë reale pa pasur nevojën e lënies së një takimi paraprak siç veprojmë me shërbimet e tjera që studio “Tivari” ofron.

Kostoja e këtij shërbimi do të jetë 50 lekë, duke ruajtur çmimin të cilin qytetarët kanë paguar më parë në zyrat e Gjendjes Civile”,- thotë asistentja e studios ligjore.   

Studio ligjore “Tivari” që operon kryesisht në Durrës, por ka marrëdhënie partneriteti me studio të ndryshme në Kosovë, Evropë dhe SHBA ushtron aktivitetin prej 11 vitesh në qytetin bregdetar..

Studio ligjore “Tivari” aktualisht operon me 4 zyra në Shqipëri, nga të cilat 2 janë studio ligjore, ndërsa 2 të tjerat janë zyra One Stop Office, që kryesisht merren me përkthime, aplikime etj.

Motoja e kësaj studio ligjore, që nga dita e parë e krijimit ka qenë “Qëllimet tuaja, Misioni ynë”. Dhe pikërisht falë punës së përditshme, përkushtimit ndaj klientit, profesionalizimit të treguar në zgjidhjen e çdo çështjeje studio “Tivari” është kthyer në një pikë referimi për klientelën.