Policia Rrugore e Durrësit ka arrestuar tre drejtues mjetesh, gjatë kontrolleve të zhvilluara në qytet, për shkelje të rënda të Kodit Rrugor.
Një prej të arrestuarve, shtetasi F. M., 57 vjeç, banues në Durrës, u ndalua pasi duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, ka përplasur një automjet tjetër, duke shkaktuar dëme materiale.
Ndërkohë, një tjetër drejtues mjeti, L. K., 38 vjeç, banues në Tiranë, është kapur duke drejtuar automjetin nën efektin e alkoolit, ndërsa një 19-vjeçar nga Durrësi, G. P., u ndalua duke drejtuar një motomjet pa leje drejtimi.
Njoftimi i policisë:
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit:
-F. M., 57 vjeç, banues në Durrës, pasi duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, ka përplasur një automjet tjetër, me pasojë dëme materiale;
-L. K., 38 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur;
-G. P., 19 vjeç, banues në Durrës, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.