Personi i cili u aksidentua nga një betoniere teksa po lëvizte me biçikletë, ka humbur jetën. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:15, në lagjen nr. 18, Durrës.
Policia ka shoqëruar në komisariat drejtuesin e betonieres, shtetasin me iniciale P.P., 58-vjeç.
Ndërkohë, viktima ende nuk është identifikuar.
Njoftimi i policisë:
Durrës/Informacion paraprak
Rreth orës 12:15, në lagjen nr. 18, Durrës, një automjet (betionere) me drejtues shtetasin P. P., 58 vjeç, ka përplasur një shtetas ende të paidentifikuar që lëvizte me biçikletë, i cili si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën.
Shtetasi P. P. është shoqëruar në Komisariat, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të këtij aksidenti.