Policia e Durrësit ka arrestuar 3 persona për vepra të ndryshme penale, ndërkohë dy prej tyre ishin shpallur në kërkim për dhunë në familje.

Gjithashtu në pranga ka përfunduar edhe një 46-vjeçar, pasi duke drejtuar automjetin, në gjëndje të dehur, është përplasur me një automjet tjetër, me drejtues shtetasin A. S., 51 vjeç, banues në Maqedoni. Për pasojë janë dëmtuar jashtë rrezikut për jetën, 2 pasagjerët në automjetin e 51-vjeçarit.

Njoftimi i plotë i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës ndaluan, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”, shtetasin A. G, 40 vjeç, banues në Durrës, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes, duke vepruar në kundërshtim me vendimin e gjykatës.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë ndaluan për veprën penale “Dhuna në familje” shtetasin A. M., 36 vjeç, banues në Krujë.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin G. A., 46 vjeç, banues në Xhavzotaj, Durrës, pasi duket drejtuar automjetin, në gjëndje të dehur, është përplasur me një automjet tjetër, me drejtues shtetasin A. S., 51 vjeç, banues në Maqedoni. Për pasojë janë dëmtuar jashtë rrezikut për jetën, 2 pasagjerët në automjetin e 51-vjeçarit.