Vihen në pranga në Durrës, 2 persona për vepra të ndryshme penale; njëri për dhunë familje dhe tjetri pasi ka kundërshtuar vendimin e gjykatës.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin L. S., 39 vjeç, banues në Durrës, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Po nga këta specialistë u ndalua shtetasi i shpallur në kërkim N. T., 49 vjeç, banues në Durrës, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës e ka dënuar me 1 muaj burgim, për veprën penale “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.