26 maj 2015 – Pas dy muajsh hetime, policia e Durrësit ka mundur të zbardhë ngjarjen dhe të zbulojë autorët përgjegjës për alarmin për bombë që ndodhi te shkolla 9-vjeçare “Bajram Curri.
Më 23 mars, në katin e dytë të kësaj shkolle, u gjet një pako e dyshimtë me një celular sipër, dhe paraprakisht është dyshuar për lëndë eksplozive.
Autorët e ngjarjes nuk janë tjetër veçse dy nxënësit e kësaj shkolle, 16-vjeçari E.K., dhe 15-vjeçari E.Ll.
Pas zbulimit nga policia, edhe vetë shtetasit e mësipërm e kanë pranuar autorësinë e ngjarjes. Por për shkak të moshës së mitur ata do të ndiqen në gjendje të lire, të akuzuar për veprën penale "Përhapja e informative të rrema që ngjallin panik".
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës.
/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/