Zumba, është vetëm një nga alternativat për të mbajtur trupin në formë.

Ne kemi gjetur në qytet një sallë kërcimi, ku qytetarë të grupmoshave të ndryshme zgjedhin të kalojnë kohën cilësisht.

Por çfarë është Zumba?

Xhulia Meçaj shpjegon se Zumba është një kërcim i alternuar me fitnesin.

Humbja në peshë, por edhe çlirimi i stresit janë vetëm disa nga benefitet prej tij.

Gjithsesi, interesi për aktivitet fizik nuk është i njëjtë gjatë gjithë vitit.

Janë shkurti dhe marsi, muajt kur nisin kërkesat për të humbur kilet e fituara gjatë festave të fundvitit.

Interesante është se të paktë janë meshkujt që interesohen për Zumbën, por siç tregon Xhulia, ka patur të huaj që jetojnë në qytet, që kanë marrë disa orë leksione në sallën e saj.

H.H