Festë e madhe nesër në Durrës. një argëtim që nis në orën 18.00 për t’u përmbyllur në mesnatë.

Të martën Durrësi nis sezonin turistik me një koncert në bulevardin “Epidamn”, ku e ftuar është këngëtarja Eneda Tarifa dhe disa DJ.

“”Durrës Street Fest” me pjesëmarrjen e Eneda Tarifa dhe #DJHypemuji, #DJDivino

Ejani të festojmë së bashku me datë 3 maj në Bulevardin Epidamn çeljen e sezonit turistik veror 2022”,– shkruan në një postim në rrjete sociale kryetarja e bashkisë, Emiriana Sako.

Qyteti bregdetar po bën përgatitjet e fundit për çeljen e sezonit veror, ndërkohë që koncerti në bulevardin “Epidamn” vjen pas atij të organizuar pasditen e së dielës, që ishte dhe Dita pa makina.

E njohur ndryshe si Rruga Tregtare, me qindra qytetarë durrsakë ndoqën nga afër aktivitetet kulturore të zhvilluara përgjatë saj.