Në foto: Arkitekti Indrit Hamiti me ambasadorin kinez Zhou Ding

8 projektet fituese të konkursit ndërkombëtar “Art në hapësira publike” u prezantuan sot në praninë e artistëve, anëtarëve të juries dhe përfaqësive diplomatike.

Edicioni i këtij viti kishte për qëllim që skuadra krijuesish dhe arkitektësh shqiptarë e të huaj të realizojnë vepra arti që do të përmirësojnë imazhin e hapësirave publike.

Lajm i mirë është që mes 8 projekteve fituese, 2 prej tyre kanë në ekipin realizues dy arkitektë të njohur nga Durrësi.

Arkitekt Indrit Hamiti me studion e tij “Inceptio shpk” është shpallur fitues së bashku me artistin e njohur kinez Liu Ruowang me projektin “Wolves Coming”, që do të vendoset në hyrje të Koplikut.

Ndërkohë, arkitektja Suela Dragovoja ka bashkëpunuar me artistin shqiptar të mirënjohur në Itali, Alfred Marashin, për të realizuar veprën “The Albanian Key”, që do të pozicionohet në doganën e Hanit të Hotit.