Dy çanta të harruara pranë terminalit të trageteve në Durrës, kanë alarmuar autoritetet dhe strukturat e sigurisë në portin më të madh të vendit paraditen e sotme.

Ne vendngjarje kanë shkuar me urgjencë efektivë të policisë, forcat zjarrfikëse dhe ato xheniere si dhe qen antieksplozivë.

Burime nga siguria portuale bënë të ditur për “DurrësLajm”, se pas kontrollit ka rezultuar se nuk bëhet fjalë për objekte të dyshimta, por ishte thjesht harresë e njërit prej pasagjerëve.