Barcelona fitoi 3-2 kundër Celta Vigos në stadiumin “Olimpik” në Barcelonë, për javën e gjashtë në La Liga.

Katalanasit siguruan një përmbysje të madhe vetëm në nëntë minutat e fundit të ndeshjes. Miqtë gjetën dy gola me Larsen dhe Douvikas për epërsinë 0-2.

Kur u mendua se Barça do humbiste, ishte Lewandowski në në minutat 81 dhe 86 do barazonte gjithçka. Për të siguruar “Remuntadan” dhe kreun e La Ligas mendoi Cancelo me golin në minutën e 89-të.

Barcelona dhe Girona kanë nga 16 pikë në renditje, duke ndarë kreun mes katalanasve. Pas tyre Real Madrid me 15 pikë dhe një ndeshje më pak.