Dy opinionistët Arbër Hajdari dhe Zhaklin Lekatari surprizuan banorët e shtëpisë me një tortë në dorë.

Ata iu bashkuan shtëpisë për ditëlindjen e Nitës.

Dy hyrje të reja në shtëpinë e Big Brother Vip/ Ja kush i

Të gjithë banorët e BBVip u njohën me ngjarjen e rëndë që ndodhi në minutat e para të kësaj jave, ku godina e Top Channel u godit me 25 plumba kallashnikovi.

Edhe pse kishin dëgjuar të shtënat, banorët nuk dinin se çfarë kishte ndodhur.

Sapo morën vesh mbi lajmin ata mbetën të shtangur dhe në lot. Arbana i komunikoi se të shtunën banorët mund të marrin vendimin nëse do duan ta vazhdojnë garën apo jo.

E gjithashtu ajo i shprehu se sot nuk do të kishte një spektakël normal për shkak të asaj çfarë kishte ndodhur.

Prime-i i sotëm u mbyll pas 40 minutash.