Një adoleshent shqiptar është arrestuar nga policia greke, pasi dyshohet se pas një sherri ka goditur me thikë dy persona të moshave 39 dhe 26 vjeç.

Mësohet se përveç 17-vjeçarit gjatë sherrit ka qenë i përfshirë edhe një shqiptar tjetër, i shpallur tashmë në kërkim.

Sipas mediave greke, dy shqiptarët kanë goditur me thikë shtetasit grekë, të cilët u dërguan në spitalin e Rodosit dhe pasi morën ndihmën mjekësore, u larguan. Ndërkohë, është arrestuar edhe babai i 17-vjeçarit për neglizhencë.