Seksioni për Hetimin e Narkotikëve arrestoi në flagrancë shtetasin E. G., 21 vjeç, banues në Shënavlash, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën sasi të vogla të lëndëve të dyshuara narkotike cannabis sativa dhe kokainë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me një aparat celular.

Seksioni për Hetimin e Krimeve ndaj Personit ndaloi shtetasin E. B., 33 vjeç, banues në Durrës, i cili ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Durrësit, me vendimin e datës 05.07.2022, i ka caktuar masën “Arrest në burg”, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.