Plagosi me sende të forta, në bashkëpunim me vëllain, një shtetas duke i shkaktuar plagë të rënda, policia lokalizon, kap dhe vë në pranga një prej vëllezërve të shpallur në kërkim.
Në kuadër të operacionit policor të koduar “Brothers“ u kap shtetasi Daniel Mborja 22 vjeç dhe vijon puna për kapjen e vëllait të tij shtetasit Myslym Mborja.
NJOFTIMI I POLICISË DURRËS:
Në zbatim të planit të masave për kontrollin e territorit, me qëllim goditjen e veprimtarive kriminale dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, u finalizua operacioni policor i koduar “Brothers”.
Si rezultat, u kap dhe u vu në pranga një prej vëllezërve të shpallur në kërkim për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”, e kryer në bashkëpunim, konkretisht shtetasi Daniel Mborja 22 vjeç, banues në Durrës, i cili ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, me vendim të datës 16.10.2023, kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”.
Ky shtetas, në bashkëpunim me vëllain e tij, shtetasin Myslym Mborja, më datë 13.08.2023, ka goditur me sende të forta shtetasin Sh. Ç., duke i shkaktuar dëmtime të rënda.
Vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e Myslym Mborjas të shpallur në kërkim.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.