Kompania e sigurimeve SiCRED sh.a. kërkon të punësojë për degën e Durrësit dy ekonomistë në pozicionet: koordinator rajonal dhe specialist/e i marrjes në sigurim dhe shitjeve.

Më poshtë gjeni kriteret që duhet të plotësojë kandidatët e interesuar për dy vendet e lira të punës:

1. “Koordinator/e Rajonal Durrës”, pranë Degës Durrës të Shoqërisë SiCRED sh.a..

Shoqëria SiCRED sh.a., operon në fushën e Sigurimit të Jetës që prej vitit 2003, duke ofruar për konsumatorin produkte të sigurimit të jetës, shëndetit, aksidenteve dhe jetës me elementë kursimi.

SiCRED aktualisht kërkon të punësojë një ekonomist/e për pozicionin “Koordinator/e Rajonal Durrës”.

  • Kërkesat e përgjithshme kualifikuese si më poshtë:
  • Të ketë mbaruar studimet e larta në njërën nga degët e fakultetit të ekonomisë;
  • Aftësi shumë të mira komunikimi, menaxhuese dhe vendimmarrëse;
  • Aftësi shumë të mira për të punuar në grup dhe aftësi për të përballuar ngarkesën në punë;
  • Person me iniciativë, krijues dhe ambicioz;
  • Të ketë njohuri shumë të mira të programeve bazë kompjuterike (Word dhe Excel);
  • Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze;
  • Eksperiencat e mëparshme në shitje, marketing, komunikim përbëjnë avantazh;
  • Aftësi për të prezantuar, demonstruar dhe  promovuar produktet e sigurimit që kompania ofron;
  • Aftësi të kuptojë dhe të komunikojë për çdo detaj në lidhje me kërkesat e klientëve.
  • Informacion mbi përshkrimin e punës:
  • Të menaxhojë  dhe realizojë të gjithë procesin e shitjes së produkteve vullnetare të sigurimit tek klientët, për hapësirën gjeografike që mbulon Rajoni (Durrës, Kavajë, Peqin, Elbasan, Librazhd, Gramsh);
  • Të bashkëpunojë me departamentet përkatëse të kompanisë për hartimin e ofertave të personalizuara për klientët bazuar në kërkesat e tyre;
  • Të angazhohet maksimalisht për realizimin e planit të Rajonit, sidomos për produktet vullnetare të sigurimit si Jetë dhe Shëndet në Udhëtim, Jetë dhe Aksidente në Grup, etj;
  • Të mbajë kontakte të rregullta me klientët, të rinj dhe ekzistues;
  • Të asistojë në kërkimet e tregut për të përcaktuar nevojat e tregut dhe mundësitë për zhvillim të produkteve/shërbimeve specifike të kompanisë;
  • Të monitorojë afatet e pagesave të klientëve debitorë.
  • Dokumentacioni që duhet të depozitohet:
    • CV me foto;
    • Kopje e diplomës dhe listës së notave;
    • Kopje e ID;
    • Kopje të dëshmive për njohjen e gjuhës angleze dhe gjuhëve të tjera (nëse disponon);
    • Kopje e certifikatave të ndryshme kualifikimi.
  • Personat e interesuar janë të mirëpritur të përcjellin CV-në e tyre deri në datën 17 prill 2022, përmes njërës prej mënyrave të mëposhtme:

*Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.

2. “Specialist/e i Marrjes në Sigurim dhe Shitjeve”, pranë Degës Durrës të Shoqërisë SiCRED sh.a..

Shoqëria SiCRED sh.a., operon në fushën e Sigurimit të Jetës që prej vitit 2003, duke ofruar për konsumatorin produkte të sigurimit të jetës, shëndetit, aksidenteve dhe jetës me elementë kursimi.

SiCRED aktualisht kërkon të punësojë një ekonomist/e për pozicionin “Specialist/e i Marrjes në Sigurim dhe Shitjeve”.

  • Kërkesat e përgjithshme kualifikuese si më poshtë:
  • Të ketë mbaruar studimet e larta në njërën nga degët e fakultetit të ekonomisë;
  • Të ketë njohuri për të promovuar dhe shitur produkte;
  • Të ketë aftësi shumë të mira analitike, komunikimi dhe shprehëse;
  • Të ketë njohuri shumë të mira të programeve bazë kompjuterike (Word dhe Excel);
  • Të jetë i përkushtuar dhe i aftë të përballojë ngarkesën në punë;
  • Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze.
  • Informacion mbi përshkrimin e punës:
  • Kryerja e marrjes në sigurim për kontratat e reja dhe rinovimi i kontratave ekzistuese;
  • Promovimin, finalizimin dhe administrimin e kontratave të sigurimit për produktet e shoqërisë;
  • Menaxhimi i kontratave me klientët dhe bashkëpunëtorët ekzistues;
  • Përgatitja dhe përditësimi i databasave;
  • Asistimi i Kordinatorit Rajonal sipas nëvojës së punës;
  • Etj.