Bashkia Durrës hap konkursin për përzgjedhjen e drejtorëve të dy kopshteve, konkretisht “7 Marsi” dhe “Naim Babameto”.

Afati për dorëzimin e dokumentave është deri më datë 17.08.2022.

Aplikimi bëhet duke dorëzuar dokumentacionin pranë zyrës së Marrëdhënieve me Publikun në origjinal ose të njësuar me origjinalin.

Kandidatët e kualifikuar sipas dokumentacionit të dorëzuar do të njoftohen në faqen zyrtare të Bashkisë dhe me postë elektronike më datë 25.08.2022.

Intervista me gojë do të zhvillohet më datë 29.08.2022, ora 11.00 në ambjentet e Bashkisë Durrës. Klasifikimi përfundimtar, referuar komisionit të vlerësimit do të publikohet në faqen zyrtare të Bashkisë më datë 31.08.2022.

Për të lexuar kriteret që duhet të plotësojë kandidati për drejtor lexoni KËTU.