Një 47-vjeçar është arrestuar në Xhafzotaj, Durrës pasi një 17-vjeçare ka kallëzuar në polici se ky shtetas e ka ngacmuar seksualisht.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shijak arrestuan në flagrancë shtetasin G. A., 47 vjeç, banues në Xhavzotaj, Shijak, pasi ka kallëzuar një 17-vjeçare se ky shtetas e ka ngacmuar seksualisht. Vijojnë veprimet hetimore për verifikimin e këtij kallëzimi.”, njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.