Një lajm i bujshëm ka ardhur nga Formula 1, me presidentin e FIA-s, Mohamed Ben Sulajem që është vendosur nën hetim, kjo për shkak se flitet se ka trukuar një garë të sezonit të kaluar.

Bëhet fjalë për Çmimin e Madh të Arabisë Saudite, me numrin 1 të FIA-s që dyshohet se i ka mohuar penalitetin prej 5 sekondash Fernando Alonsos, me spanjollin që përfundoi në vendin e tretë.

Kjo gjë ka ndikuar në fatet e garës, me Xhorxh Rasëll që përfundoi në vendin e katërt.

Kështu kanë nisur menjëherë investigimet drejt investitorit sheik, i cili do të bëhej kështu rasti i radhës i një skandali këtë vit në Formula 1, pas atij të shefit të Red Bull-it Kristian Horner, të cilit iu publikuan mesazhe me ngacmime seksuale.