Xhudistja Distria Krasniqi ka arritur që të marrë medaljen e artë në Lojërat Olimpike në Tokio.Pas kësaj, u këndua himni i Kosovës, ndërsa flamuri kosovar u ngrit më së larti.

Mediat serbe, ndërkohë, i janë referuar shtetit shqiptar si “E ashtuquajtura Kosovë”, teksa raportuan për këtë fitore të madhe.

B92 është mediumi, i cili ka raportuar se pas Majlinda Krasniqit në Rio, tani edhe Distria Krasniqi ka arritur të bëhet kampione olimpike nga Kosova.“E ashtuquajtura Kosova fiton të artën në Tokio”, është titulli i këtij mediumi.