Një njeri mund të jetojë më shumë se tre javë pa ushqim, por pa ujë nuk mund të rezistojë dot. Të paktën 60 për qind e trupit të të rriturve është e përbërë nga uji, i cili është mjaft i rëndësishëm për një funksionim normal të trupit të njeriut. 

Koha maksimale që një individ mund të jetojë pa ujë është një javë. Megjithatë, ky vlerësim ndryshon në varësi të kushteve të vështira, si për shembull gjatë stinës së verës, kur temperaturat janë më të larta.

Sipas “The Independent”, një javë është një vlerësim paksa i ekzagjeruar, pasi normalja është 3 deri në 4 ditë. 

Profesori i mjekësisë, Claude Piantadosi në SHBA, ka thënë se njerëzit mund të rrinë 100 orë pa pirë ujë, nëse jashtë janë temperatura mesatare. Nëse është freskët, mund të shkojnë pak më gjatë.