Ajo është një humoriste e lindur dhe po ashtu një kuzhiniere e talentuar.

Shumë e njohin tashmë nga rrjeti social “Tik Tok” ku ajo poston video humoristike.

Jona është 31 vjeçe dhe është nga Durrësi, por prej 21 vitesh jeton në Itali, në qytetin e Venecias bashkë me familjen e saj.

Profesioni i saj është kuzhiniere, por që e vogël ka pasur një pasion dhe talent për aktrimin, të cilin e shfaq në videot e saj të shumta.

Ajo ishte e ftuar këtë të enjte në emisionin “Rudina” në Tv Klan ku tregoi për jetën e saj në Venecia, si  u bë kuzhiniere e më pas si i lindi ideja për të krijuar video në Tik Tok.

Jona tregoi se pas videove të saj plot humor kishte shumë përkushtim dhe lodhje, por krijimin e tyre  ja ka bërë më të lehtë nëna e saj të cilën ajo e përdor si personazh në videot e saj.

Për këtë arsyeja nëna e saj në një letër surprizë të menduar për Jonën, i kërkonte shpërblim për autorësinë e videove e po ashtu shprehej se nuk ishte aq e egër sa e përshkruan vajza e saj.

Rudina Magjistari: Edhe mami kishte sens humori.

Jona Vrioni: E kam mësuar unë. Nuk e  prisja, se mami im nuk ka folur kurrë. Unë nuk e  kam bërë publike familjen time duke ditur që informacionet transformohen. Dhe nuk e prisja që mami…

Rudina Magjistari: Të shkruante një letër të bukur. Mbase preferoi që ne imazh të mamasë tënde të kemi atë që ti krijon në Tik Tok, por kishte shumë merak të theksonte që nuk jam aq e egër sa më përshkruan.

Jona Vrioni: Po e them këtu mami im nuk është aq e egër, është më keq se aq. Mami im veçon nga mamatë e tjera. Mami im ka një shënjestër kur ta gjuan atë shapkën, të kap “ping”, dhe kudo që të jesh ti…/