Një incident i ngjashëm i dhunës në familje ka ndodhur në një apartament në Kalkidë një javë më parë, kur një 20-vjeçare e verbuar nga xhelozia goditi me thikë burrin e saj në sy të fëmijës së saj dy vjeç.

Gruaja ishte e tërbuar pas një sherri të ashpër me bashkëshortin e saj 28-vjeçar me origjinë shqiptare në banesën e tyre në zonën e Ai Giannis, ajo kapi thikën dhe e plagosi në krah ndërsa burri tentoi të mbrohej.

E reja pretendoi se i shoqi po e tradhtonte dhe pretendoi se kishte gjetur mesazhe seksuale me një grua tjetër në celularin e tij, shkruajnë mediat greke.

Burri me origjinë shqiptare dhe gruaja e tij greke kanë njoftuar policinë. Ata të dy u arrestuan ndërsa padisnin njëri-tjetrin.