Imagjinata dhe vullneti i disa artistëve për të shkëlqyer në punën e tyre mund të shkojë shumë larg. Sigalit Landau, një artist izraelit,  vendosi 2 vjet më parë një fustan të zi në Detin e Vdekur. Ai u nxorr nga aty kohët e fundit dhe siç mund të shihni në foto rezultati është me të vërtetë magjik. Fustani nga i zi është bërë i bardhë pasi është kripëzuar tërësisht.

Projekti është një seri e tetë fotografive të quajtura "Salt Bride” (Nusja e kripur) dhe është frymëzuar nga puna e S. Ansky 1916 e quajtur Dybbuk. Shfaqja ka si subjekt një grua të re e cila është e pushtuar nga fryma e të dashurit të saj të vdekur, veshja e saj me kripë  është një kopje që përdoret në prodhimin dramatik të 1920.