Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Durrës, ku një djalë 22 vjeç ka rënë nga pallati dhe ka humbur jetën në vendngjarje.

Ngjarja u regjistrua paraditen e sotme te lagjja nr.3.

DurrësLajm” mëson se viktima është shtetasi me iniciale K.T., i cili ka rënë nga katet e fundit të pallatit.

Sipas informacioneve paraprake që mëson “DurrësLajm”, viktima nuk vuante nga ndonjë problem shëndetësor dhe nuk dihen ende rrethanat se si ndodhi ngjarja.

Ka qenë vëllai i viktimës personi që ka lajmëruar policinë, pasi ka ndodhur ngjarja tronditëse.

Në vendngjarje kanë mbërritur ambulanca, policia dhe forcat zjarrfikëse. Ndërkohë policia ka nisur punën për zbardhjen e plotë të rrethanave.