Një ngjarje e rëndë është regjistruar te Shkëmbi i Kavajës.

Policia e Durrësit raporton se një 10-vjeçar polak ka rënë nga ballkoni i katit të tretë të një hoteli.

Sipas bluve të qytetit bregdetar ngjarja është aksidentale, ndërsa i mituri ndodhet në gjendje të rëndë në spital.

Njoftimi i policisë:

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 22:50, te Shkëmbi i Kavajës, Durrës, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga ballkoni i katit të tretë të një hoteli, një 10 vjeçar, polak, i cili ndodhet në gjendje të rëndë në spital.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.