Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur në lagjen nr. 13 të qytetit të Durrësit.
Burime nga blutë e qytetit bëjnë me dije për “DurrësLajm“, se rreth orës 19:30 shtetësja e identifikuar me inicialet F.Y ka varur veten në klinikën dentare, ku punonte si sanitare.
Trupi i pajetë i 55-vjeçares është gjetur nga mbesa e saj.
Njoftimi i policisë:
Durrës/Informacion paraprak
Rreth orës 19:30, në lagjen Nr.13 Durrës, në klinikën dentare në pronsi të shtetases E. E., është gjetur nga mbesa e saj, e pajetë dyshohet e vetëvarur shtetësja F. Y., rreth 55 vjeç, e cila punonte si sanitare në këtë klinikë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.