Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në lagjen nr. 13 të Durrësit, ku një 11-vjeçar, banues në Tiranë, dyshohet se është mbytur aksidentalisht gjatë kohës që po lahej në det.
Njoftimi i plotë:
Durrës / Informacion paraprak
Rreth orës 10:35, në lagjen nr. 13, Durrës, gjatë kohës që po lahej në det, dyshohet se është mbytur aksidentalisht një 11-vjeçar, banues në Tiranë.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për përcaktimin e shkakut të mbytjes.





