Një i moshuar është gjetur i pajetë në Vlorë.

Ngjarja ndodhi rreth orës 16:50, në Dukat-Fushë, në anë të rrugës.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pa shenja jete është gjetur shtetasi me inicialet Q. H., rreth 70 vjeç, banues në Dukat.

NJOFTIMI I POLICISE

Rreth orës 16:50, në Dukat-Fushë, në anë të rrugës, është gjetur pa shenja jete, shtetasi Q. H., rreth 70 vjeç, banues në Dukat.

Paraprakisht dyshohet ngjarje aksidentale.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të shkakut të humbjes së jetës së 70-vjeçarit Q. H.