Një ngjarje e rrallë ka ndodhur këtë të shtunë në bashkinë Klos. Një grua rreth të 50-tave është kafshuar nga gomari.

Ky kafshim ka rezultuar me dëme të pariparueshme për fytyrën dhe trupin e gruas fatkeqe.

Ajo është dërguar menjëherë me autoambulancë në spitalin e Burrelit, dhe më pas për një trajtim më të specializuar është dërguar drejt Tiranës.

Dëshimtarët tregojnë se gomari i ka kafshuar fytyrën me dëmtime të mëdha, por edhe krahët e pjesë të tjera të trupit.