Nga vizitat te kopshtet e shkollat e Manzës që janë drejt përfundimit, duke vazhduar te restorantet dhe agroturizmet e kësaj njësie administrative, kjo e shtunë ka qenë një ditë e mbushur plot me takime e deputetit socialist Jurgis Çyrbja.
Prej shumë kohësh deputeti i Durrësit është i vetmi nga kolegët e tij që e kalon fundjavën në Ishëm apo Manzë, ku ndalet për të parë nga afër se si ecën rikonstruksioni i rrugëve e rindërtimi i objekteve arsimore, apo për të takuar dhe për t’i dhënë suportin e tij çdo banori të zonës që punon e jeton aty.
Sort, përmes disa postimeve në faqen e tij zyrtare në “Facebook”, ai na tregon se shkolla “Zyber Sallaku” është drejt përfundimit për të pritur me kushte evropiane nxënësit e zonës! Gjithashtu edhe kopshti i ri në Kuçok të Manzës, është një tjetër premtim i mbajtur, me vullnetin e plotë për të vitalizuar shërbimet në periferi të Durrësit.
“Ndoqa nga afër punimet, ku takova çunat e palodhur që punojnë me ritme të shpejta dhe në fundjavë.” “Një godinë plotësisht e re, me kushte optimale, është drejt përfundimit për të pritur 75 fëmijët e zonës”, shkruan deputeti.
Dhe sigurisht nuk mund të mungonte edhe promovimi që Çyrbja iu bën bizneseve lokale jo vetëm gjatë verës, por çdo muaj, duke e theksuar që bëhet turizëm 365 ditë të vitit.
“Në Manëz, në restorantin tradicional “Kaposhi” këtë të shtunë nëntori, ku sezoni turistik nuk ka të mbaruar! Janë pikërisht vende të tilla që me gatimet tradicionale dhe ushqimin bio, i japin identitet zonës. Krahas këtij fakti, turistët dhe vizitorët janë të pranishëm në çdo stinë të vitit!”
“Me Elinorin, i cili ka përveshur mëngët për t’i dhënë jetë një hapsire në Manëz nëpërmjet agriturizmit të tij! Padyshim ritmi i rivitalizimit të periferisë së Durrësit është i pandalshëm, krahas natyrës fantastike që zona është e bekuar. Me thjeshtësinë e tij, Elinori më shpjegoi sesi e ka konceptuar një hapsirë dedikuar ushqimit të mirë dhe mikëpritjes si në shtëpi, si një ofertë turistike përgjatë gjithë vitit!”