Vijon procesi i numërimit të votave për Bashkinë e Durrësit, teksa në KZAZ-në nr.22 te shkolla “Marie Kaçulini” kanë mbetur edhe dy kutitë e fundit për t’u numëruar.

Në total janë numëruar 234 nga 337 kuti në 4 KZAZ-të.

Kandidatja e PS-së Emiriana Sako kryeson me 26,321 vota, e ndjekur nga kandidati i “Shtëpisë së Lirisë” Ardian Muka me 13,750 vota, ndërsa Luan Hoti i PD-së 5,803 vota.

Rezultati:

Emiriana Sako PS – 26, 321 vota

Ardian Muka SHL – 13,750 vota

Luan Hoti PD – 5,803 vota

Vota të pavlefshme – 1238