Në një deklaratë për shtyp pas mbledhjes së Grupit Parlamentar të LSI-së, kryetarja e saj Monika Kryemadhi ka deklaruar para mediave vendimin e kësaj force politike lidhur me djegien e mandateve.

Sipas Kryemadhit, korrupsioni galopant, mungesa e shpresës te rinia që po çon drejt largimit në masë nga Shqipëria, bullizmi dhe dhuna ndaj opozitës, LSI ka vendosur djegien e mandateve.

“LSI vendos djegien e mandateve. Djegia e mandateve është rruga e vetme”,– u shpreh Kryemadhi