Kryebashkiakja Emiriana Sako, bën me dije se është zhvilluar në Durrës trajnimi në disiplinën e basketbollit në kuadër të projektit “Ekipet Sportive në Shkolla”.

Sako shkruan se ky trajnim u zhvillua nga një nga trajnerët më të mirë ndërkombëtarë Nenad Trunic dhe u organizua nga KOKSH në bashkëpunim me bashkinë e Durrësit.

“Në Pallatin e Kulturës “Aleksandër Moisiu” u zhvillua edhe ceremonia përmbyllëse ku u shpërndanë çertifikatat përkatëse për trajnerët e basketbollit pjesëmarrës në këtë kurs.”, shkruan ndër të tjera Sako.

Postimi i plotë:

Është zhvilluar në Durrës trajnimi në disiplinën e basketbollit në kuadër të projektit “Ekipet Sportive në Shkolla”.

Ky trajnim u zhvillua nga një nga trajnerët më të mirë ndërkombëtarë Nenad Trunic dhe u organizua nga KOKSH në bashkëpunim me bashkinë e Durrësit.

Në Pallatin e Kulturës “Aleksandër Moisiu” u zhvillua edhe ceremonia përmbyllëse ku u shpërndanë çertifikatat 🥇 përkatëse për trajnerët e basketbollit pjesëmarrës në këtë kurs.

Projekti “Ekipet Sportive në Shkolla” afron të rinjtë me sportin i cili përveç argëtimit është mjaft i rëndësishëm për shëndetin fizik, mendor e social e i mëson të rinjtë edhe me punën në grup.