Policia ka identifikuar autorin e vrasjes së 19-vjeçarit Erjon Xhenje, në ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e së dielës në Shkodër. Tv Klan mëson se ai është një person me precedentë të mëparshëm kriminale.

Po ashtu, ky shtetas rezulton dhe i shpallur në kërkim si i përfshirë në një ngjarje të ndodhur pak kohë më parë në qytetin e Shkodrës.

Policia nuk e ka bërë publik, emrin, por strukturat e saj po punojnë për kapjen e tij. Burime të policisë thonë se vrasja e Erjon Xhenjes është pjesë e një zinxhiri krimesh të ndodhura në qytetin verior.