Rrudhat dhe thinjat janë një nga tregusit që mosha po kalon. Por një mënyrë mjaft origjinale dhe bio ju vjen në ndihmë për parandalimin e këtij fenomeni.

Është e njohur që tashmë femrat nuk i duan ato “sinjale të vogla”, të cilët janë tregues të moshës. Janë në gjendje t’i provojnë të gjitha idetë, posaçërisht për t’i hequr qafe flokët e thinjura!

Nëse nuk dëshironi t’i ngjyrosni për t’i fshehur qimet e thinjura, ju propozojmë të bëni këtë prove.

E gjitha që ju nevojitet të bëni është që të vëni lëvoret e patates në ujë që të vlojnë 30 minuta. Pastaj hiqni lëvoret dhe lëngun vendoseni në flokë me furçën për lyerje.

Përsëriteni këtë veprim disa herë për të arritur rezultate më të mira!