Ndryshe nga ditët e para të muajt gusht, kur fluksi në hyrje të portin të Durrësit ishte mjaft i madh për shkak të kthimit ne atdhe të emigrantëve dhe mijëra turisteve qe vinin të kalonin pushimet në Shqipëri, në fundjavën që sapo lamë pas ky trend ka ndryshuar.

“DurresLajm” mëson nga burimet e Autoritetit Portuar Durrës, se vetëm gjatë fundjavës janë larguar drejt porteve italiane me tragetet e linjës 14,803 pasagjerë, 3517 mjete si dhe 178 kamionë e trajler.

Ndërkohë në hyrje ka patur vetëm 2431 pasagjerë, 683 mjete dhe 116 kamionë e trajler.

Fluksi i madh i largimeve nga Durrësi drejt vendeve të BE-së duket qartë edhe nga numri i automjetetve që i drejtohen këto ditë të fundit të gushit terminalit të portit.

Pas pushimeve në atdhe mijëra emigrantë kthehen në vendin e punës.