Kryebashkiakja e Durrësit Emiriana Sako është paraqitur mëngjesin e sotëm në KZAZ-në 22 te pallati i sportit “Ramazan Njala”.

E shoqëruar nga drejtoresha e Kabinetit të bashkisë së Durrësit, Sako po ndjek nga afër procesin e numërimit që po vijon në këtë KZAZ ku numërohen në total 56 QV.

Aktualisht sipas rezultateve të deritanishme të përditësuara nga KQZ, në rang qarku nga 117 QV të numëruara nga 493 në total, PS kryeson bindshëm me 51.53 % të votave, teksa PD me 40.59 %, e përkthyer në mandate 8 për PS-në dhe 6 për PD-në.