Policia e Durrësit njoftoi mëngjesin e sotëm për një plagosje që ka ndodhur në orët e para të ditës, në lagjen nr.17, ku i plagosur ka mbetur shtetasi Danjel Bushi, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë, policia ka identifikuar dhe autorin e plagosjes. Bëhet fjalë për shtetasin Gabriel Peqini, 28 vjeç.

Njoftimi i policisë:

Në orët e para të mëngjesit ka shkuar në spital për ndihmë mjeksore, i plagosur me armë zjarri në lagjen “Nr 17” Durrës, shtetasi D. B., 40 vjeç.

Pas njoftimit të marrë, shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe nga veprimet e shpejta hetimore paraprake të kryera ka rezultuar se 40 vjeçari D.B, dyshohet se është plagosur nga shtetasi G.P., 28 vjeç.

Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollin e zonës për kapjen e autorit.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.