Dy persona janë vënë në pranga ditën e sotme nga Policia e Vlorës pasi akuzohen për shitje të lëndëve narkotike dhe plagosje.

Pas aksionit të policisë arrestoi Diomet Musa 30 vjeç, banues në Sarandë dhe Agron Hazizaj 41 vjeç, banues në Vlorë. Dy personat në fjalë ishin shpallur në kërkim nga policia.

Konkretisht, Specialistët e Seksionit kundër narkotikëve në DVP Vlorë kanë kapur e ndaluar shtetasin: Agron Hazizaj, 41 vjeç, banues në fshatin Trevllazër,Vlorë.

Ndaj këtij shtetasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë ka caktuar masën ”Arrest me burg” për veprën penale ”Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotikëve”.

Ngjarje e ndodhur më datë 24.11.2015 në fshatin Trevllazër Vlorë, ku janë sekuestruar rreth 128.3 kilogram lëndë narkotike Cannabis Sativa si edhe 3 armë zjarri.

Po ashtu Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Sarandë, kanë ndaluar shtetasin e shpallur në kërkim :

Diomet Musa, 30 vjeç, banues në Sarandë.

Ndaj këtij shtetasi është caktuar masa ”Arrest me burg” prej Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë për veprat penale ”Plagosje e rëndë me dashje” dhe ”Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

Vepra penale këto të kryera prej shtetasit Diomet Musa në ngjarjen e ndodhur të datës 28 Gusht 2017, në lagjen ”Nr.1”, Sarandë. Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale.