Arrestohet një person në Durrës i dënuar për shfrytëzim prostitucioni.

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Durrës, në bashkëpunim me Postën e Policisë Manzë, bënë të mundur ndalimin e shtetasit në kërkim Pren Bushaj, banues në Ishëm, Durrës.

Gjykata e Apelit Durrës, me vendimin e datës 31.03.2022, e ka dënuar këtë shtetas me 2 vite burgim, për veprat penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”, në rrethana rënduese dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”.