Nga kontrolli i ushtruar në banesën e shtetasit P. Ll, punonjësit e Policisë së Durrësit gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 4800 fara Cannabis Sativa, një sasi lënde narkotike, 23 llamba dhe 22 kondensatorë, si dhe pajisje të tjera që do të shërbenin për kultivimin e kanabisit, me anë të llambave.

Burime nga blutë e qytetit bregdetar bëjnë me dije për “DurrësLajm” se është arrestuar Paulin Lleshaj.

Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit P. Ll., 47 vjeç, banues në Durrës“, raportoi policia në një njoftim zyrtar më herët.

Lexo edhe: